Feja Islame

 

DHJETË GJËRAT QË ME SË SHUMTI DËMTOJNË TRURIN

1- Mosngrënia e mëngjesit – Njerëzit te cilët nuk hanë mëngjes do të kenë sasi të pakt te sheqerit ne gjak dhe si rezultat i kësaj, truri nuk do te ketë rezerva te mjaftueshme ushqyese, prandaj shkakton degjenerimin e trurit.

2- Ngrënia pa masë - ky ves shkakton forcimin e arterieve trunore, e cila të shpie deri në zvogëlimin e fuqisë mentale.

3- Pirja e duhanit – shkakton tkurrje të shumëfishtë te trurit dhe te shpie deri te sëmundja e Alzheimerit.

4- Përdormi i tepërt i sheqerit – Përdorimi i tepërt i tij, qoftë ai ne ngrënie apo pije, pengon në thithjen dhe përvetësimin e proteinave dhe lëndëve tjera ushqyese, duke shkaktuar vështirësi në zhvillimin e trurit.

5- Ndotja e ajrit - Truri është njëri prej konsumatorëve më të mëdhenj të oksigjenit në organizmin tonë. Thithja e ajrit të ndotur dobëson furnizimin e trurit me oksigjen duke zvogëluar efikasitetin e tij.

6- Humbja e gjumit – Truri si organ i brendshëm i njeriut ka nevojë për pushim. Pagjumësia e madhe përshpejton ne vdekjen - mbarimin e qelizave trunore etj.

7- Mbulimi i kokës përgjatë fjetjes – Të mbulosh kokën përderisa jeni duke fjetur, vie deri te shtimi i dyoksid karbonit dhe zvogëlimi i oksigjenit ku shkakton dëmtimin e trurit.

8- Aktivizimi i trurit përgjatë sëmundjes – Puna e vështirë apo të studiuarit gjatë sëmundjes, të shpie deri te zvogëlimi i efektshmërisë së trurit si dhe prishjen e tij.

9- Mungesa e mendimeve stimuluese – Të menduarit është metoda më efikase ne stërvitjen e trurit tonë. Mungesa e mendimeve stimuluese ne tru shkakton tkurrjen e tij.

10- Të flasësh rrallë – Bisedat intelektuale do të ndihmojnë që truri të jetë sa më efikas.

 

Mrekullia e Kuranit

  Pas një studimi të gjatë dhe të thelluar që i ka bërë Kur’anit, dijetari i shquar dr. Tarik Al-Suvaidan ka nxjerrë të dhëna lidhur me përmbajtjen në Kur’an të disa parametrave, që dëshmojnë ekuilibrat në disa fusha të Universit. Kështu koncepti “bota” përmendet në Kur’an 115 herë, aq sa përmendet edhe “jeta përtej varrit (ahireti),” pra 115 herë. Pra këtu, Zoti e ka obliguar njeriun që të vlerësojë në mënyrë të barabartë si boten materiale në këtë jetë, ashtu edhe atë shpirtërore në jeten tjetër. Këtë barasvlerë e kanë edhe koncepti “jeta” (145 herë) me konceptin “vdekja” (145 herë). Shpeshherë me dashakeqësi nga Perëndimi trajtohet gruaja islame gjoja si e poshtëruar në shoqëri. Kjo është një shpifje për të ngritur një imazh të keq për Islamin. Në Kur’an koncepti “burri” përmendet 24 herë ashtu si dhe koncepti “grua” përmendet 24 herë.. Pra Zoti, në Kur’an, i ka trajtuar burrin dhe gruan si të barabartë, duke mos i ulur vlerat e gruas në shoqërinë njerëzore.
Është shumë interesant përcaktimi i detit dhe i tokës në Kur’an. Koncepti “deti” në Kur’an përmendet 32 herë, ndërsa koncepti “toka” përmendet 13 herë, që të dyja së bashku bëjnë 45, ose tërësinë e globit tokësor. Po të bëhet përllogaritja 32 pjestuar me 45 dhe shumëzuar me 100% ,. rezulton baras me 71,1 % të sipërfaqes së globit që e zënë ujërat dhe 13 pjestuar me 45 dhe shumëzuar me 100% , rezulton 28,9 % të sipërfaqes së globit që e zë toka.

 

 

Fara e zezë (Nigella Sativa), ilaqi i qdo sëmudjeje

 

 

 

 

 

 

Pasqyra e të lindurve dhe të vdekurve në Serbi dhe mësimi per ne !

 

Në gazetën e përditshme, të pavarur beogradase, BLIC, në muajin shkurt të vitit 1999, gjatë vuajtjes së dënimit në Burgun e Zajeçarit, krahas vështirësive të burgut, krahas ankthit për fatin e familjeve tona në Kosovë, krahas tmerrit që po përjetonte Kosova, krahas gjenocidit që po përjetonin populli i Kosovës, në gazetën e sipërpërmendur lexova për vajtimin e disa demografëve e historianëve serbë lidhur me fatin që e pretë Serbisë në dekadat e ardhshme. Ishte konstatim unanim i tyre se Serbinë e ka kapluar ‘mortaja e bardhë’ dhe vazhdimi i një trendi të këtillë, Serbia pas një shekulli do të prezantonte vetëm “na kishte qenë njëherë njëfarë Serbie”. 
Çka i shqetësonte demografët serbë? 

Ata i shqetësonin numrat që vijojnë, e që janë dhënë dhe botuar nga vetë ata. Ne në shkrimin tonë nuk do të hyjmë në analiza për shkaqet dhe faktorët që kanë ndikuar dhe që po ndikojnë në këtë rënie dramatike të numrit të popullit serb. Por, sigurisht se politika që udhëhiqet në këtë vend ka ndikuar në këtë rënie. Sepse, në vend kjo plotikë t’u krijojë kushte për fëmijëri të lumtur fëmijëve të vendit të tij, ajo merret me kasaphane në Ballkan, e viktimat kryesore të tij ishin dy popujt më të mëdhenj muslimanë në Ballkan, boshnjakët dhe shqiptarët.

Po vazhdojmë!

Në vitin 1993 në Serbi lindën 132.063 fëmijë, vdiqën 102.925 njerëz, që do të thotë se ndryshimi pozitiv në Serbi ishte vetëm 29.138 njerëz më tepër brenda një viti. Por, në vitin 1997 në Serbi lindën 122.636 fëmijë, vdiqën 106.691 njerëz, që do të thotë se ndryshimi pozitiv në Serbi ishte vetëm 15.944 njerëz, që sërish do të thotë, dyfish më pak se në vitin 1993.

Mirëpo, këto shifra janë edhe më dramatike në Beograd. Në vitin 1993 në Beograd lindën 16.689 fëmijë, vdiqën 17.084, që do të thotë se Beogradi në vitin 1993 ka mbetur më i vogël për 399 banorë. Kjo shifër në vitin 1997 është edhe më drastike: Kanë lindur 15.284 fëmijë, kanë vdekur 18.012 njerëz, që do të thotë se Beogradi në vitin 1997 ka mbetur më i vogël për 2728 banorë.
Ky trend sigurisht se tash, disa vite më vonë, është edhe më drastik. Serbinë e ka kapluar mortaja e bardhë dhe e pret zhdukje e sigurt. 

Por, ç’po ndodh me Kosovën dhe me të gjithë shqiparët: Harruan porosinë fetare “martohuni, shtohuni”, po emancipohen sipas shembullit të Serbisë, sipas shembullit të “nënave” jonëna për mosmartesë dhe këtë po e demonstrojnë me mosmartesë, duke braktisur fëmijën e në vend të tij duke përqafuar macjen, qenin, papagajtë, bretkosat, minjtë, etj., duke thyer traditat frytëdhënëse shekullore dhe duke ndjekur traditat e atyre që s’kanë kurrfarë tradite, apo tradita e tyre është e stilit të Brizhit Bardos, Marlon Brandos, Elvis Prisllit, Bitëllsave, Rolingstonëve, Maradonës etj.

Populli im i dashur, besimtarë të nderuar, ndiqni rrugën e Allahut, ndiqni praktikën e Muhammedit a. s. dhe të njerëzve të ndershëm, të atyre që deri sot e prezantuan fjalën e Zotit, e ruajtën atë, dhe dhanë jetën për të, e jo rrugën e popujve përplotë psikopatë, paranoikë, homoseksualistë, lezbeistë, narkomanë. Perëndimi është përplotë këso shtresash, ndaj thuani S T O P ndihmave të këtilla! 

Ne kemi nevojë për ndihmë në bukë e jo në kondomë, nevojë për mësues e jo për “lypsa mësues”, nevojë për rrymë elektrike e jo për mësues si të trajnohemi në prostitucion, alkohol e drogë. Të nderuar bashkëqytetarë dhe bashkëbesimtarë! Neve në të kaluarën nuk na ka munguar morali, por pasuria të cilën na ka grabitur evropiani. Neve nuk na ka munguar drejtësia dhe mirëkuptimi ndaj të tjerëve, por na ka munguar drejtësia e Evropës ndaj nesh. Dhe tash, Evropa, ajo që kurrë nuk pati mirëkuptim e tolerancë ndaj nesh, na tregon si duhet të sillemi, si duhet të hamë, si duhet të zhvillojmë dashuri, si t’i duam komshitë. Absurd mbi absurd!!!

Kam shpresë se trendi aktual në Kosovë dhe në trojet shqiptare është momental. Populli ynë duhet t’u kthehet vlerave autoktone, që e ruajtën shpirtërisht dhe biologjikisht deri në ditët e sotme. O Zot, ndihmo!

Lexoni me vëmendje numrat vijues dhe përfundoni:
do të ndiqni rrugët e shkatërrimit apo rrugët 
e të parëve tuaj!
 

Serbi [1]

Viti

Të lindur

Të vdekur

Ndryshimi

Serbi

1993

132.063

102.925

29.138

Serbi

1994

128.742

100.678

28.604

Serbi

1995

131.012

102.604

28.408

Serbi

1996

128.589

106.762

21.827

Serbi

1997

122.636

106.691

15.944

 

Beograd [2]

Viti

Të lindur

Të vdekur

Ndryshimi

Beograd

1993

16.689

17.084

- 399

Beograd

1994

16.238

16.901

- 663

Beograd

1995

16.590

17.586

- 996

Beograd

1996

16.052

18.197

- 2148

Beograd

1997

15.284

18.012

- 2728

 

Qka thënë Gëte pë Kuranin

Kur Gëtes për herë të parë Kur’ani i erdhi në dorë, tha:

“Pasi e lexova kam për t’i thënë tri gjera:

1.      Pranimi,

2.      Protesta,

3.      Lajmi i gëzueshëm.”

Ç’është pranimi? Gëte pranon se cilido intelektual që e lexon njëherë Kur’anin, do të konstatojë se ai është godinë aq e fortë, sa që çdonjëri duhet të nënshtrohet para tij.

Prostesta i është drejtuar kristianëve: Përfaqësuesit e ideologjisë kristiane u paraqitën me parullat se popullin dëshirojnë t’ia afrojnë Zotit, por pasi që i adhuronin epshet dhe pasionet e veta, vetëm kanë imagjinuar se njerëzit po i shpiejnë drejt Krijuesit të tyre. Njerëzit i kanë larguar nga libri i Zotit, dhe se tërësisht kanë lajthitur.

Paralajmërimi i gëzueshëm për muslimanët: nuk do të vonojë shumë dhe ligjet e dispozitat e muslimanëve do të sundojnë mbi botën. Tashmë llampadarët e fshehtësive të Kur’anit janë ndezur mbi njerëzinë.

 (https://www.mullasadra.com/bitislama/bitekstovi2.html#_Toc87066349).

 

 

Të dhëna interesante nga Kurani

 

Emrat e njohur të Kur’anit:

 

1. El-Kur’an (el-Isra, 9);

2. El-Kitab (el-Bekaretu, 2);

3. El-Furkan (el-Bekare, 186);

4. Edh-Dhikr (el-Hixhr, 9);

5. Ahsen’ul-hadith(ez-Zumer, 23);

6. Bejan (Ali Imran, 138);

7. Bejjineh (el-En’am, 157);

8. Besair (el-En’am, 104);

9. Ruh (Esh-Shura, 52);

10. Nur (en-Nisa, 174).


 

Mbiemrat e Kur’anit:


 

1. Kerim (en-Nahl, 77);

2. Hakim (Jasin, 2);

3. Mexhid (Kaf, 1);

4. Adhim (el-Bekaretu, 256);

5. Dhidh-dhikr (Sad,1);90

6. Muteshabih (ez-Zumer, 23);

7. Methani (ez-Zumer, 23);

8. Gajre dhi ivexh (ez-Zumer, 28);

9. Thekil (El-Muzemmil, 5);

10. Fasl (Tarik, 13).


 

Suret më të gjata në Kur’an:

 

1. El-Bekaretu;

2. Ali Imran;

3. En-Nisa;

4. El-Maideh;

5. El-En’am;

6. El-A’raf. 

Suret që kanë mbi 100 ajete:

 

 

1. Et-Tewbetu;

2. Junus;

3. Hud;

4. Jusuf;

5. En-Nahl;

6. El-Isra;

7. El-Kehf;

8. Taha;

9. El-Enbija;

10. El-Mu’minun;

11. Esh-Shuara;

12. Es-Saffat.


 

Me çfarë materiali është shkruar Kur’ani:

 

Shkruesit e shpalljes së Zotit ajetet kur’anore i shkruan në pllakat e holla të gurit, fletët e papirusit, të drurit, në lëkurën e kafshëve, në dërrasat e drurit të cilat kanë shërbyer si samarë, në eshtra të dhenëve dhe deveve, në gjethet e palmave apo në pjesë të lëkurave të regjura. Flitet se për shkruarjen e Kur’anit është përdorur edhe mëndafshi.

Profeti Muhamed (a.s.) gjithmonë i ka këshilluar muslimanët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe, si një doktor i vërtetë i ka dhënë zgjidhje sëmundjeve të ndryshme. Në një hadith Profeti (a.s.) ka thënë: “Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes”

Kjo është një recetë e qartë që muslimanëve i është ofruar që në shekullin e 7-të, por fatkeqësisht si shumë receta të tjera edhe kjo pothuajse është lënë e pa shfrytëzuar. Shekujt e fundit në botën islame, përparimet në lëmin e shkencës kane ecur me hapin e një “çalamani” dhe detyrimisht, si shumë hadithe të tjerë, edhe ky thesar ka mbetur jashtë vëmendjes së shkencëtarëve derisa i ra në dorë doktorit gjerman, Maren Franz.

Nisur nga hadithi i profetit Muhamed (a.s.), siç e përmend në parathënien e librit, doktori gjerman kreu një sërë studimesh dhe rezultatet e arritura i përmblodhi në librin me titull “Shërimi që vjen nga natyra, Fara e Zezë”.

Fara e zezë përmban vaj acidik të pangopur, vaj me eter, vitamina dhe një sërë substancash të tjera të domosdoshme për organizmin. Tashmë është vërtetuar se vaji acidik i pangopur që përmban Fara e zezë ndikon pozitivisht mbi metabolizmin e trupit, rrit imunitetin dhe ndalon alergjinë.

Fara përmban përafërsisht 38% karbohidrate, 35% vajra të ndryshëm, 21% albuminë dhe pjesa tjetër përbëhet prej më shume se njëqind substancash të ndryshme. Për t’u përmendur jane: vajrat acidikë të pangopur, acidi Linolein, acidi alfa-Linolein, vajrat me eter (nigellon, alfa-pinen etj.), vitaminat (B1, B2, B6, Acidi Folik, Niacina), minerallet (hekur, kalcium, magnez, zink etj.) dhe amino acidet.

Veçoritë e vajrave acidikë të pangopur:

• Ndihmojnë metabolizmin e trupit

• Nevojiten në rritjen, zhvillimin dhe rinovimin e qelizave

• Ndihmojnë në zhvillimin e hormoneve dhe në formimin e një sistemi nervor dhe hormonal-mbrojtës të shendetshem.

• Pengojnë shtimin e substancave që dërgojne sinjale alergjike

• Ndalojnë qelizat mbrojtëse (imunitare) të punojnë më shumë se ç’duhet.

• Kolesterolin në gjak e kthejne në nivelet normalë

• Pengojnë bllokimin e damarëve duke rregulluar strukturën e tyre dhe njëkohësisht shpejtësinë e qarkullimit të gjakut

• Ulin tensionin dhe reduktojnë rrezikun e ashpërsimit të damarëve dhe infraktit në zemër

• Ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të plagëve

• Trupi i njeriut nuk i prodhon këta vajra dhe është i detyruar t’i marrë nga jashtë, 1gr. vaj i Farës se Zezë është i mjaftueshëm për nevojat ditore.

Vajrat me eter si Nigellon dhe alfa-Pinen zgjerojnë rrugët e frymëmarjes, lehtësojnë kollitjen, pengojnë qelbëzimin dhe ndalojnë dhimbjen. Nëse përdoren rregullisht ulin sheqerin në gjak.

Vitaminat B1, B2 dhe B6 luajnë rol në prodhimin e enzimave dhe forcojnë sistemin mbrojtës. Acidi Folik redukton rrezikun e tensionit dhe sëmundjeve të zemrës, gjithashtu është i nevojshëm në rinovimin e qelizave. Antioksidantet si vitaminat A, E, C dhe Beta-Karetin, forcojnë sistemin mbrojtës të trupit.

Përveç efektit që jep Fara e Zezë në sistemin imunitar, metabolizëm dhe zhvillimin e hormoneve, njëkohësisht pastron trupin nga substancat e dëmshme të quajtura Toxin, përforcon qarkullimin e gjakut, ndihmon në funksionin e zorrëve dhe rrit shkëlqimin e flokëve dhe lëkurës. Ul tensionin dhe temperaturën dhe kryen funksionin e antibiotikëve. Është mjaft efektive ndaj sëmundjeve alergjike si Astma dhe alergjia ndaj polenave.

Për efektin që ka në sistemin imunitar është i këshillushëm përdorimi në sëmundjet si AIDS-si, kanceri etj.

Megjithë këto të mira që përmban Fara e Zezë, është vështire të rrijë jashtë vëmendjes së botës perëndimore. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë për këtë farë. Në farmacitë gjermane Fara e Zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj ose tabletë.

Këto ishin disa pjesë të shkëputura nga libri i mjekut gjerman, Maren Franz, i cili është një pohim modern i fjalëve që Profeti a.s ka thënë shekuj më parë, ”Në këtë farën e zezë gjendet shërimi i çdo shqetësimi, përveç vdekjes.” 

 

 

BEFENECIONET SHËNDETSORE NE TË THËNIT ''AL-HAMDULILAH''

 

Në Kur’an dhe Hadith ka shumë shembuj të virtyteve të një qëndrimi mental pozitiv, dhe këmbënguljes e optimizmit në ballafaqim me fatkeqësitë. Megjithatë, a e keni ditur se durimi dhe qëndrimi pozitiv në jetë janë dy nga mjetet më të mëdha shëruese që dikush mund t’i përdor?

Kur’ani (2: 155) thotë: “...ti jepu myzhde durimtarëve të cilët, kur i godet ndonjë e pakëndshme thonë: ‘Ne jemi të Allahut dhe ne vetëm tek Ai kthehemi’. Të tillët pranojnë bekimet dhe mëshirën e Zotit të tyre dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë”. Sipas zbulimeve të shkencës moderne, na paraqitet se kjo mëshirë shpesh mund të vjen në formë të një shëndeti të përmirësuar.

Bernard Jensen thotë, në librin e tij Shkenca dhe Praktika e Iridologjisë*, “Mjeku i së ardhmes do të vërej se reparti më me rëndësi i njeriut nuk është trupi fizik i tij, por mendja që e kontrollon atë”. Dr, Ted M. Morter konfirmon këtë në librin e tij Shëndeti Juaj...Zgjidhja Juaj, kur ai thotë se “mendimet negative janë prodhuesit numër një të acideve në trup (dhe shkalla e lartë e acideve në trup janë shkaktarë kryesor të sëmundjeve)...sepse trupi juaj reagon në stresin mendor negativ dhe emocional i sjellur nga të menduarit në të njëjtën mënyrë sikur reagon kundër rreziqeve dhe kërcënimeve ‘reale’ fizike.

Në fakt, studimet spitalore tregojnë se, nga të gjithë pacientët të cilët konsultojnë pajisjet dhe lehtësimet klinike për pacientë të jashtëm në Shtetet e Bashkuara, një shtatëdhjetë për qind e tyre në mënyrë mahnitëse janë të gjetur që nuk kanë baze organike për ankesat e tyre. Kjo figurë është në mënyrë të çuditshme e lartë. Megjithatë, edhe pse në baze medicinore këta pacientë nuk kanë ndonjë burim të qartë organikë për ankesat e tyre, në fakt këtu ekziston një bazë fizike e këtij fenomeni. Që kur  Frojdi e popullarizoi idenë e psikanalizës, njerëzit shpesh janë fokusuar ekskluzivisht në fushën mentale (mendore) që t’i zgjidhin ca probleme të caktuara, duke harruar që ne nuk mund të e ndajmë sferën mendore nga ajo fizike. Mendja gjendet në tru, dhe truri është një organ. Sikurse të gjithë organet tjera,  ai ushqehet nga i njëjti grumbull i lendeve ushqimore që pjesët tjera të trupit ushqehen nga, dhe është i ndjeshëm nga të gjitha problemet tjera të njëjta. Së fundi, truri është vetëm një pjesë e trupit tonë sikurse të gjitha pjesët tjera dhe është tërësisht i varur nga trupi. Ai kërkon sheqer që të zhvillon energji për dallim nga indet tjera që mund të prodhojnë energji nga kaliumi dhe yndyra. Si pasojë, është organi i parë i cili vuan nga sheqeri i paktë në gjak dhe reagon në mënyrë shumë të ashpër. Vet Frojdi ka pohuar se psikanaliza nuk ishte e përshtatshme për të trajtuar sëmundjet sikurse skizofrenia, dhe ai kishte sugjerua se shkaqet e tyre do të gjenden të jenë biokimike.

Nëse ne kuptojmë që truri është një organ dhe ai punon në harmoni me organet tjera dhe ushqehet nga i njëjti sistem i qarkullimit të gjakut, ne mund të kuptojmë se si ndodhitë e ndryshme mentale mund të na afektojnë neve fizikisht. Për shembull, thjeshte duke përdorur trurin tonë për të menduar e studiuar, ai harxhon lende ushqimore në sistemin tonë, në veçanti fosfor. Të përdorurit e trurit së tepërmi mund të na shkaktoi neve mungesë të fosforit. Dhe ne gjëjme se edhe e kundërta është e vërtet në ketë marrëdhënie. Njerëzit të cilët kanë kapacitet të lartë intelektual zakonisht kane nivel të lartë të fosforit ne sistemin e tyre.

Vërtet ka shumë urtësi në thënien e Profetit a.s ( transmetuar nga Ebu Hureira), “ Njeri i fortë është jo ai i cili i kapërcen të tjerët me fuqinë e tij, por i fortë është ai qe kontrollon veten e tij në momente hidhërimi.” Ne fakt, të qëndruarit i qetë dhe durimtar është çelësi kryesor në fuqinë fizike.

Fosfori nuk është i vetmi përbërës i cili mund të shterohet nga streset mentale dhe mungesa e qetësisë shpirtërore. Nëse gjëndra tiroide, organi primar për kontrollimin e emocioneve tona, punon pandërprerë, ne mund të vuajmë nga deficiti i jodit. Stresi nga puna, divorci apo zhvendosja nga vendi i banimit, mund të shkaktojnë humbje të kaliumit dhe natriumit (sodiumit) në trup për shkak se i afekton gjëndrat adrenale (veshkor) duke krijuar më shume së sa është e nevojshme për këto minerale.

Madje edhe hipoglykemia (sasia e ulët e sheqerit ne gjak), mund të shkaktohet nga eksitimi (kënaqësia e tepërt). Profeti s.a.w.s na kishte këshilluar neve që të zgjedhim një rrugë më mesatare në jetë; megjithatë ne shpesh angazhohemi dhe ekspozohemi në zemërim të thellë duke bërtitur, të ndenjurit para televizionit në mënyrë të tepruar, dhe duke shkuar neper shëtitore, kinema, mbrëmje, neper parqe argëtimi etj. Kur ne vërejmë diçka ngacmuese, gjëndrat tona adrenale janë të stimuluara dhe kështu kemi rritje të sheqerit në gjak. Kjo, në shkëmbim, e stimulon pankreasin të tret insulinën në gjak në mënyrë që të zvogëloj nivelin e sheqerit, duke na bërë neve që të ndjehemi të lodhët dhe të dobët.

Kështu qe, të thuash “al-hamdulilah” krijon qetësi dhe shëndet, për atë që e kemi dhe posedojmë, dhe për atë qe ne ballafaqohemi me. Ne duhet të përpiqemi që të i mbajmë shtëpitë tona dhe ambientin ku jetojmë e veprojmë në qetësi dhe paqe, dhe të lirë nga stresi sa më shumë që është e mundur. Një mënyre se si ne mund të kundër reagojmë kundër efekteve të stresit është thjeshtë duke qene ne dijeni me çfarë stresi ballafaqohemi dhe duke konsumuar ushqyes të mjaftueshëm dhe plotësime tjera sikurse është barishtja ( bar mjekësor).

Për shembull, nëse një person qëndron vonë në mbrëmje për tu falur apo lexuar Kur’an gjatë Ramazanit, ata mund të përdorin ushqime qe kanë përmbajtje të shumtë të fosforit dhe ushqime tjera që mund të ndihmojnë të mbajnë nivelin e konsumit të fosforit. Nëse një person është duke lëvizur, udhëtuar apo duke bëre Haxh apo Umra, atyre u duhet të rrisin nivelin e ushqimeve që përmbajnë kalium dhe natrium si dhe një tërësi të vitaminës B.

Nëse ne e injorojmë në mënyrë të tërësishme marrëdhënien në mes të shëndetit fizik dhe atij mental, ne jemi duke munguar një detal shumë të rëndësishëm  të pikturës së shëndetit personal. Dhe, sikurse në shumicën e problemeve shëndetësore, praktikimi i parandalimit është superior në krahasim me gjetjen e shërimit. Prandaj, mënyra më e mirë për të mënjanuar qëndrimin negativ dhe emocionet qe kontrollojnë trupin tonë është thjeshtë duke praktikuar urtësitë që na janë dhuruar neve përmes Kur’anit dhe Hadithit. Ne duhet të themi “Al-hamdulilah” për atë që posedojmë; “Inshaallah” për atë që vendosim të bëjmë; dhe “Subhana’ Allah, kur ne shohim diçka ngacmuese apo të çuditshme. Ne duhet të kujtojmë të themi, “Astaghfir’Allah” kur ne humbasim durimin tonë apo bëhemi të dobët, dhe më së rëndësishmi, “Allahu Akbar” kur ne ballafaqohemi me sfidat e jetës. Këto pesë frazat, thënë rregullisht, është sikurse të përdorurit e multi-vitaminave për shëndet  të plotë.        

 Marr nga: www.islamonline.net        

 

 FJALA All-llah është shëruese

 Vander Hoven, psikolog holandez, botoi zbulimin e tij të ri mbi ndikimin e lexim-këndimit të Kur’anit dhe përsëritjes së fjalës الله All-llah te pacientët dhe te njerëzit e shëndoshë.

            Ky profesor konfirmon zbulimin e tij nëpërmjet studimeve dhe hulumtimeve të cilat janë bërë te një numër i madh pacientësh në një kohë prej tri vitesh. Disa pacientë të tij ishin jomuslimanë, deri sa të tjerët nuk e flisnin arabishten dhe se të dy grupet janë udhëzuar se si ta shqiptojnë fjalën الله All-llah. Rezultati ishte i shkëlqyeshëm, sidomos tek ata të cilët vuanin nga dëshpërimi dhe despresioni.

            Gazeta ditore saudiase El-Watan, publikoi se fjalët e cituara të psikologut i cili theksoi se muslimanët të cilët mund të lexojnë gjuhën arabe dhe ta lexojnë Kur’anin rregullisht, janë në gjendje ta mbrojnë veten nga sëmundjet shpirtërore.

            Psikologët shpjeguan se çdo shkronjë në fjalën الله All-llah merrë pjesë në mjekimin e sëmundjeve shpirtërore. Në studimin e tij, shkencëtari i përmendur theksoi se shqiptimi i shkronjës së parë të fjalës All-llah, shkronja  أ  “A” liron sistemin respirativ dhe kontrollon frymëmarrjen.

            Ai shtoi se shqiptimi i bashkëtingllores velare   ل“L”, në pajtim me gjuhën arabe – gjuha duhet ta prekë lehtë pjesën e epërme të qiellzës duke bërë pauzë të shkurtër e pastaj vazhdimisht duke përsëritur pauzën e njëjtë, e lehtëson frymëmarrjen.

            Po ashtu, shqiptimi i shkronjës së fundit,  ه “H”, mundëson lidhjen ndërmjet mushkërive dhe zemrës, kurse kjo lidhje kontrollon të rrahurit e zemrës.

            Ajo që është interesante në këtë studim është se psikologët janë jomuslimanë, por të interesuar për shkencat islame dhe për hulumtimet e fshehtësive të Kur’anit fisnik. (Përkthyer  nga  gazeta e Katarit Arraya Daily, e dielë, 24. mars 2002. Nga: www.znaci.com.)

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk