Feja Islame

Zekati

 

Zekati gjithmonë vjen i shoqëruar me namazin, si në ajetet kuranore ashtu dhe në hadithe. Allahu i Madhëruar thotë në Librin e Tij: "Dhe nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë lerini të lirë." Dhe thotë: "Dhe nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zekatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe." Ndërsa në një ajet tjetër thotë: "Ata nuk i urdhëruam me gjë tjetër, vetëm se të adhuronin Allahun me adhurim të sinqertë, të largoheshin nga çdo besim i kotë, të falin namazin dhe të japin zekatin, sepse kjo është feja e drejtë."
Zekati është adhurim material prej të cilit kanë dobi edhe të tjerët. Allahu i Madhëruar e ka obliguar atë për të pasurit, në mënyrë që të përfitojnë dhe të varfërit. Zekati kurrsesi nuk e dëmton të pasurin, kjo për shkak se nga pasuria e tij jepet një përqindje shumë e vogël në një sasi shumë të madhe parash.
 

Kush e meriton dhënien e zekatit?


 

Thotë Allahu [subhanehu ve te’ala] :" All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zekati) t'ju takojnë vetëm: të varfëre (që s'kanë fare), të ngratëve (nevojtarëve), punonjësve (që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve), në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet. ".

Nga ky ajet fisnik nënkuptojmë se zekati u jepet tetë kategori të njerëzve:
1. Të varfërve (që nuk kanë fare pasuri).

2. Të ngratëve (që kanë pak pasuri,por që nuk u mjafton për gjërat elementare). Këtyre dy kategorive të njerëzve u jepet aq sa u mjafton për një vit të plotë.

3. Atyre që e tubojnë zekatin.Këta janë punëtorët të cilët i ndihmojnë imamit për tubimin e zekatit, për shkruarjen,për llogaritjen dhe ruajtjen etij.Pra, këtyre u takon një pjesë e zekatit,me kusht të mos jenë këta prej familjes së Pejgamberit alejhi selam,sepse atyre nuk u takon zekati.

4. Për përfitimin e zemrave (të atyre që kanë iman të dobët),që të përmirsohet islami i tyre. Njëherit u jepet edhe atyre që me dhënien e zekatit ua ndalë zullumin dhe armiqësinë që kanë ndaj Islamit..

5. Për lirimin e robërve.

6. Të zhyturve në borxhe, pavarësisht a është zhytur në borxhe për interesa personale,sikur që është martesa ,apo blerja e barnave për shërim,apo për interesa të përgjithsme shoqërore. Argument për këtë është ngjarja kur Pejgamberi [alejhi selam] i ka thënë njërit prej sahabeve i cili ishte i zhytur në borxhe "Qëndro te ne derisa te vijë zekati,pastaj i urdheriojmë që të ndajnë zekat edhe për ty". (Muslimi,Ebu Davudi dhe Nesaiu).

7. Luftëtarve në rrugën e Allahut. Këta janë ata luftëtarë që luftojnë vullnetarisht dhe nuk marrin rrogë prej shtetit.

8. Atyre që kanë mbetur në rrugë. Këta janë ata të cilët kalojnë prej një shteti në shtetin tjetër dhe nuk posedojnë pasuri për t’u kthyer në vendin e tyre. Këtyre u jepet zekat aq sa u mjafton per t’u kthyer.


Dobi:

1. Lejohet për gruan që t’i jep burrit dhe femijëve të sajë nga zekati,nëse janë prej atyre që e meritojnë atë. Argument për këtë është hadithi i Ebi Seidit që thotë: Zejnebja,gruaja e Ibn Mes’udit ka thënë: O i Dërguar i Allahut ti sot na urdhërove që të japim zekat,e unë i pata disa stoli dhe dëshirova që të jap zekat prej kësaj stolie ,mirëpo burri im mendon se ai dhe femijtë e tij janë më meritor për këtë. Tha Pejgamberi [alejhi selam]:“Të vërtetën e ka thënë Ibni Mes’udi, vërtetë burri dhe fëmijtë e tu janë më meritor që t’ua japësh zekatin”.

2. Lejohet për gruan që zekatin t’ia jep ortakes së saj (gruas së burrit të saj), sepse ajo nuk e ka obligim të përkujdeset për të ,e përderisa nuk e ka obligim përkujdesjen e saj,lejohet që t’i jepet zekati.

3. Pastaj shtrohet pytja: A lejohet bartja e zekatit prej një vendi në vendin tjeter?
Përgjigjja: Esenca është që zekati të merret prej të pasurve të një vendi,dhe t’u jepet të varfërve të po atij vendi,dhe të mos bartet në vendin tjeter ,për arsye se hadihi i Pergamberit [alejhi selam] thotë : “Lajmëroi ata se Allahu ua ka bërë farz zekatin,të merret prej të pasurve të tyre,e t'u kthehet të varfërve të tyre”.
Mirëpo nëse një vend nuk ka nevojë për zekat ,apo vendi tjeter ka më shumë nevojë,atëherë lejohet që të bartet zekati prej një vendi në vendin tjetër.


 Forma te dhënjes!


 

BAkika
Selman Ibn Amir Ad-Dabi transmeton se e ka degjuar te Derguarin e Allahut (Paqja qoftë me të) duke thënë: "Për një fëmijë të posalindur duhet te ndermirret një akika. Kështu therni për të dhe largoni nga ai te këqijat" (Buhariu)
Kjo praktikë mbështet në sunetin e Profetit (Paqja qoftë me të). Andaj këshillohet qe në ditën e shtatë pas lindjes së fëmiut të therret një kafshë dhe mishi të shpërndahet tek nevojtarët dhe te varfërit.
Gjithashtu këtu bën pjesë dhënja e emrit dhe prerja e qimes së pare te flokut pesha e te cilit llogaritet me vleren aktuale te argjendit. Kjo shumë po ashtu dhurohet në mënyrën e njejtë tek nevojtarët.


Adak/Nasr (premtimi)
Adak, Nasr ose premtim përshkruhet një premtim i dhënë Allahut, i cila për synim ka forcimin e imanit (besimit). Njeriu i lutet Allahut për mbështetje ose përmbushje te një deshire dhe obligon vetveten qe me përmbushjen e parë të ndonjë ndodhie të bëj tregti me Allahun. Kryerja e këtij premtimi njekohësisht është një provim për besimtarët, sepse zbatimi faktik i këtij veprimi patjeter se duhet te mbahet, përndryshe bëhet një mëkat i madh. Nëse besimtari mban premtimin e tij, atëhere i shkruhet një vepër e mirë.
Zakonisht pas përmbushjes se dëshirës së kërkuar therret një kafshë, me çrast bëhet edhe shpërndarja e mishit për të varfërit dhe nevojtarët.
Për ta mbajtuar premtimin ndaj Allahut mund te kryhen edhe namaze shtesë, agjërim vullnetar ose veprime tjera sunetike (sipas Sunnetit te Profetit a.s.). Po ashtu këtu hyjnë edhe mesimi dhe recitimi i pjesëve te Kur'anit te shenjt ose veprime te përgjithshme te mira.
Premtimi i berë fshehurazi ose haptas duhet te jetë veprim i mundshëm dhe i lejueshëm dhe mund te kryhet para ose prapa përmbushjes së deshirës.

ekonomia-islame.com

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk