Feja Islame

Dëshmia (Shehadeti)

     Të kuptuarit e “la ilahe il-lallah”


Falënderimet dhe lavdërimet janë vetëm për Allahun. Paqja, mëshira dhe bekimet janë për Muhamedin, familjen dhe shokët e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të çon në zjarr.
Të nderuar besimtarë!

Adhurimi është afrim tek Allahu me fjalë dhe vepra të dukshme dhe të padukshme. Adhurimi është obligim i njeriut ndaj Allahut dhe dobia e saj i kthehet njeriut.Kush refuzon adhurimin e Tij, ai është jobesimtar kryelartë, kush adhuron së bashku me Allahun dikë tjetër, ai është idhujtar (mushrik), kush adhuron Allahun me diçka që Ai nuk e ka shpallur, ai është bidatçi, kush adhuron Allahun me atë që Ai ka shpallur, është besimtar i vërtetë.Krenaria, lumturia dhe nderi në këtë botë dhe në botën tjetër është për shkak se njeriu ka nevojë për Krijuesin e tij dhe nuk mund të pavarësohet asnjë moment, kurse Allahu nuk është i nevojshëm për adhurimin e njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse ju nuk besoni, Allahu nuk është nevojtar për ju…”1
“E Musai tha: "Nëse ju dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, Allahu është i panevojshëm (për falënderim), është i lavdishëm (vetvetiu)."2Adhurimi është një term përmbledhës i të gjitha atyre që Allahu i do dhe është i kënaqur me to, qofshin këto fjalë apo vepra, të dukshme apo të padukshme.

Të nderuar muslimanë!
Hytbeja jonë e sotme titullohet “Tëkuptuarite"la ilahe il-allah’’. Këtë temë do ta shtjellojmë si vijon:
1.Fjala e teuhidit “La ilahe il-lallah”
2.Llojet e teuhidit
3.Kushtet e teuhidit “La ilahe il-lallah”
E lus Allahun e Lartësuar që ta lehtësojë shtjellimin e kësaj teme!


Fjala e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’Kur një individ dëshiron me vullnet të lirë t’i dorëzohet Krijuesit Allah, duhet t’i shprehë disa fjalë që kanë kuptim, rëndësi dhe domethënie shumë të madhe, me këtë rast duhet të thotë fjalën e teuhidit:LA ILAHE IL-LALLAH ve MUHAMEDUN RESULULLAH (Nuk ka Zot tjetër i cili meriton të adhurohet përveç Allahut dheMuhamedi salallahu alejhi ue selam është i Dërguar i Tij).Kur shqiptojmë dëshminë, shehadetin, teuhidin, konfirmojmë se nuk ka zot tjetër i cili meriton adhurimin përveç Allahut. Kjo nënkupton që ne refuzojmë nënshtrimin dhe robërimin ndaj dikujt tjetër përveç Allahut. Nënkupton që nuk i frikësohemi askujt tjetër përveç Allahut, që ndjenjat tona më madhështore të dashurisë dhe të mirënjohjes janë për Allahun, sepse e dimë se Ai është furnizuesi i vërtetë i çdo gjëje që ne posedojmë. Nënkupton që ne nuk kërkojmë kënaqësinë apo miratimin e dikujt tjetër përveç Allahut.
“Feja e vetme e pranueshme tek Allahu është Islami.”3
“E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.”4


Të nderuar muslimanë!

Për fjalën njehsuese “La ilahe il-lallah”, Allahu ka krijuar krijesat dhe njeriun që ata ta adhurojnë: “Dhe Unë (Allahu) nuk i krijova njerëzit dhe xhinët, veçse që ata duhet të më adhurojnë vetëm Mua.”5Për dëshminë “La ilahe il-allah” dëshmoi vetë Allahu i Lartësuar, dëshmuan engjëjt dhe të diturit: “Allahu dëshmon se La Ilahe il-la Huve (nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Atij); (dëshmojnë) edhe melekët, edhe ata që kanë mend e që dinë; Ai e mban krijimin e Tij në drejtësi të plotë. La Ilahe il-la Huve (askush nuk ka të drejtë, nuk meriton e nuk duhet të adhurohet përveç Atij), i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues.”6Atëherë duhet të kuptojmë se teuhid do të thotë deklarim me gjuhë, vërtetim me zemër dhe zbatim në praktikë. Imani i njeriut është të folurit i vërtetuar me zemër dhe duke u dëshmuar edhe në praktikë. Ky është qëndrimi i Ehli Sunetit dhe vetëm ky qëndrim qëndron. Kështu ishte te sahabët, tabiinët dhe te dijetarët e umetit islam.


Të nderuar robër të Allahut!

Llojet e TeuhiditAi që pranon teuhidin “La ilahe il-lallah” duhet të njihet edhe më tutje me disa standarde që janë jetike për këtë botë dhe botën tjetër.Prej besimit tek Allahu i Lartmadhëruar është besimi në njëshmërinë e Tij, në adhurimin e Tij të vetëm përbëjnë tre llojet e teuhidit. Imani, besimi në Allahun e Lartësuar, përfshin tri gjëra, të cilat janë:

1.Teuhidi Rububije (Njehsimi i Allahut në zotërim)Besimi i prerë se Allahu është i vetmi Zot i çdo gjëje dhe Sunduesi i gjithçkaje. Ai është Krijuesi i vetëm, Rregulluesi dhe Komanduesi i Gjithësisë, vepron në të si të dojë. Ai i ka krijuar robërit dhe i furnizon ata, u jep jetë e ua merr atë dhe përcakton gjithçka. Argumenti për këtë lloj teuhidi është: “Gjithë lavdërimet dhe falënderimet janë për Allahun, Zotin e Alemin-it (Zoti i të gjitha botëve, i gjithësisë dhe i gjithçkaje që gjendet në të, gjithçka që ka krijuar Allahu).”7

2.Teuhidi Uluhije (Njësimi i Allahut në adhurim)

Teuhidi i adhurimit dhe kuptimi i tij është besimi i plotë dhe i vendosur se Allahu i Lartmadhëruar është Zot i vërtetë dhe nuk ka të adhuruar tjetër veç Tijdhe çdo i adhuruar tjetër veç Tij është i kotë dhe i padrejtë. Njehsimi i Tij në adhurim është me përulje dhe bindje të plotë, duke mos i bërë askush shok Atij dhe duke mos iu drejtuar dikujt tjetër përveç Tij, sikurse namazi, agjërimi, zekati, haxhi, lutja, kurbani, mbështetja, frika, shpresa, dashuria. Argumenti për këtë lloj teuhidi është: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm Ty të mbështetemi e të kërkojmë ndihmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).”8

3.Teuhidi Esma ues-Sifat (Njehsimi i Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij)Pra, besimi i plotë dhe i prerë se Allahu i Lartmadhëruar ka emra të bukur dhe cilësi të përsosura, është i shenjtëruar, i pastër nga të gjitha cilësitë e mangëta. Pranimi i çdo emri dhe cilësie që Allahu e ka pohuar për veten e Tij pa i përngjarë ato, pa i krahasuar, pa i mohuar dhe pa i ndryshuar. Argumenti për këtë lloj teuhidi është: “Dhe të Allahut janë gjithë Emrat më të Bukur, kështu që luteni Atë me ta dhe largojuni shoqërisë së atyre të cilët i përgënjeshtrojnë Emrat e Tij. Ata shpejt do të shpërblehen për çfarë kanë vepruar.”9


Kushtet e teuhidit ‘’La ilahe il-lallah’’Këto ishin tre llojet e teuhidit. Në vazhdim po kujtojmë së bashku edhe kushtet e dëshmisë, fjalës “La ilahe il-lallah”. Ato janë:



1.El-Ilmu – Dituria
Ai i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të mësojë dhe të dijë për atë se çka kërkojnë këto fjalë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dije pra, se padyshim La ilahe il-lallah (Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar pos Allahut), dhe kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret. Dhe Allahu di mirë për lëvizjet tuaja dhe për vendin ku qëndroni.”10

2.El-Jekin – Bindja e paluhatshmeAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të ketë bindje të plotë dhe aspak dyshim. Allahu i Lartësuar thotë: “Sigurisht që besimtarë janë vetëm ata që kanë besuar Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe pastaj nuk kanë më pikë dyshimi, por përpiqen e luftojnë me pasurinë e tyre dhe me jetën e tyre për Çështjen e Allahut. Të tillë janë ata të vërtetët.”11
3.El-Kabul – PranimiAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të tregojë gatishmëri për çdo gjë që fton dhe kërkon kjo fjali. Allahu i Lartësuar thotë: “Fjala e vetme e besimtarëve të vërtetë, kur ata thirren tek Allahu (te Fjala e Tij, Kurani) dhe i Dërguari i Tij për të gjykuar mes tyre, është që të thonë: “Dëgjuam dhe u bindëm.” Dhe mu këta janë ata që fitojnë lumturinë (xhenetin e pasosur).”12

4.El-Inkijad – NënshtrimiAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të tregojë dorëzimin dhe nënshtrimin e plotë ndaj asaj që kërkon teuhidi. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kushdo që ia nënshtron fytyrën (vetveten) e tij Allahut duke qenë muhsin (mirëpunues), atëherë ai ka kapur mbajtësin më të sigurt (fjalën: La ilahe il-lallah). Dhe tek Allahu është përfundimi për gjykim i të gjitha çështjeve.”13

5.Es-Sidk – VërtetësiaAi i cili thotë ‘’La ilahe il-lallah’’ duhet të jetë besnik dhe të tregojë vërtetësi. Allahu i Lartësuar thotë: “Elif, Lam, Mim. A mendojnë njerëzit se do të lihen pa u trazuar ngaqë thonë: “Ne besojmë” - dhe nuk do të sprovohen? Dhe sigurisht që Ne i sprovuam ata të cilët ishin para tyre. Dhe vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (të vërtetën e) atyre që janë të vërtetë dhe (po kështu) vërtet që Allahu do ta bëjë të njohur (gënjeshtrën e) atyre që janë gënjeshtarë (edhe pse Allahu di gjithçka para se t’i vërë ata në provë).”146.El-Ihlas – SinqeritetiAi i cili thotë “La ilahe il-lallah’’ duhet të tregojë sinqeritet në teuhid, duke e ruajtur dhe mbrojtur adhurimin nga njollat e shirkut. Allahu i Lartësuar thotë:“Medoemos se feja e vërtetë (adhurimi, përkushtimi e nënshtrimi) është vetëm për Allahun.”15

7.El-Mehabe – DashuriaAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të shprehë dashurinë dhe respektin ndaj teuhidit. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ka prej njerëzve të cilët zgjedhin (për adhurim) të tjerë përveç Allahut, si shokë e të barabartë (me Allahun). Ata i duan këta të adhuruar të tjerë si Allahun, por ata që besojnë, e duan Allahun më shumë (se gjithçka tjetër). Veç sikur të mund të shihnin ata të cilët veprojnë të keqen, kur ta shohin dënimin, se gjithë fuqia i takon vetëm Allahut dhe se Allahu është i Rreptë në ndëshkim.”16

8.Mohimi i Tagutit – Çdo gjë që adhurohet krahas AllahutAi i cili thotë “La ilahe il-lallah” duhet të mohojë tagutin. Nuk guxon që të veçojë ndokënd tjetër me adhurim. Nëse e bën këtë, atëherë ka adhuruar tagutin. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk ka asnjë detyrim në fe. Vërtet, Rruga e Drejtë është bërë e qartë nga rruga e gabuar. Kushdo që mohon Taghutin (çdo gjë tjetër që adhurohet përveç ose krahas Allahut) dhe beson në Allahun, atëherë ai është kapur për mbajtësin më të sigurt që nuk thyhet kurrë. Dhe Allahu është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.”17

Të nderuar robër të Allahut!

Në këtë hytbe mësuam për kuptimin e “La ilahe il-lallah”, llojet e teuhidit dhe shartet (kushtet) e dëshmisë. Në hytbet e ardhshme do të flasim për llojet dhe kushtet teuhidit një nga një.
Allahu im! Të lutemi të na bësh të mundur që ta kuptojmë drejt teuhidin!
Allahu im! Na jep dije, bindje, sinqeritet, vërtetësi, dashuri, nënshtrim dhe pranim!

 

 Kushtet e Shehadetit


 

La ilahe ila Allah


(La ilahe ilallah) çelësi i xhenetit, por çdo çelës i ka dhëmbët e tij, e nëse vjen me çelësin i cili i posedon dhëmbët e hap, e nëse jo nuk do të kesh mundësi për të e hapur.
E dhëmbët e këtij çelësi këtu janë kushtet e fjalës (La ilahe ilallah) që vijojnë:

1.Kuptimi i domethënies:

E ajo është mohimi i gjithë adhuruesve tjerë, dhe njëshmëria e Allahut dhe se ai është i vetmi që meriton të adhurohet.
Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Dije se s’ka zot tjetër” dmth ska adhurues në qiell dhe tokë që meriton adhurimin pos tij. Gjithashtu thotë i dërguari alejhi selam: (Kush vdes dhe e din se Allahun është një hy në xhenet) Transmeton Muslimi.

2.Sigurimi i cili e heq dyshimin.

Kështu pra që të jetë zemra e qartë jo e dyshimtë.
Thotë Allahu subhanehu ue teal: “Besimtarë janë vetëm ata që besuan All-llahut, të dërguarit të Tij, e mandej nuk dyshuan” (el-Huxhurat.15)
Thotë i dërguari alejhi selam: ( Dëshmoj se ska Zot tjetër pos Allahut, dhe se unë jam i dërguar i tij nuk e takon robi me këtë Allahun pa dyshuar e të mos e ndaloj nga zjarri) Transmeton Muslimi.

3.Pranimi i asaj që ka për qëllim kjo fjalë me gojë dhe zemër:

Thotë Allahu subhanehu ue teala kur flet për mushrikët: “Për arsye se kur u thuhej atyre: “Nuk ka Zot tjetër përveç All-llahut, ata e mbanin veten lart. Dhe thoshin: “A do t’i braktisim ne zotat tanë për një poet të çmendur?” (Safat.35-36)
Thotë i dërguari alejhi selam: ( Jam urdhëruar që ti luftojë njerëzit derisa të dëshmojnë se s’ka Zot tjetër pos Allahut, e kush thotë dëshminë e ka mbrojtur nga unë gjakun dhe pasurin dhe veten e tij, pos me hakun e islamit dhe llogaria e tij është tek Allahu) Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.

4.Drejtimi dhe dorëzimi në atë që të drejton ajo:

Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuljuni Atij” (Zumer.45)


5.Vërtetimi i cili e heq përgënjeshtrimin

E ajo është kur të e thotë me vërtetim nga zemra e tij.
Thotë Allahu subhanehu ue teala: “Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë? Ne i sprovuam ata që shin para tyre, ashtu që All-llahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët” (Ankebut.1-2-3)
Thotë i dërguari alejhi selam: (S’ka kush që dëshmon se Allahu është një dhe se Muhamedi është i dërguari i tij duke thënë me vërtetim nga zemra përveç të e bëjë të ndaluar nga zjarri) Transmeton Buhari dhe Muslimi.

6.Sinqeriteti:

E ajo është bërja e veprave me nijet të pastër nga gjitha dyshimet e shirkut. Thotë Allahu subhanehu ue tela: “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij”
Thotë i dërguari alejhi selam: (Njerëzit më të gëzuar për ndërmjetsimin tim janë kush than Lailahe ilallah me sinqeritet nga zemra, apo shpirti) Transmeton Buhari, dhe thotë gjithashtu i dërguari alejhi selam: ( Me të vërtet se Allahu ia ka ndaluar zjarrin atyre që thonë: Lailahe ilallah duke shpresuar me atë fytyrën e Allahut aze ue xhel) Transmeton Muslimi.

7.Dashuria e kësaj fjale të bukur:

Gjithashtu edhe asaj që argumenton kjo fjalë, dhe pasuesit e saj që veprojnë me këtë dhe janë të përkujdesëm në kushtet e saj, dhe urrejtja kush i vepron negacionet e kësaj.
Thotë Allahu subhanehu ue teala: “E nga njerëzit ka asi që në vend të Allahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) Allahun,po dashuria e atyre që besuan Allahun është shumë më e fortë” (Bekare.165)
Thotë i dërguari alejhi selam: (Tri gjëra kush i posedon gjen ëmbëlsirën e besimit (imanit): Të jetë Allahu dhe i dërguari më të dashur tek ai se gjithçka tjetër, dhe të e dojë personin vetëm për hir të Allahut, dhe të urrej të kthehet në kufr pasi që e ka shpëtuar Allahu prej tij, sikur që urren që të gjuhet në zjarr) Transmeton Buhari dhe Muslimi

8.Të Mohoj (bëje kufr) Tagutët:

E ajo është çdo gjë që adhurohet pos Allahut subhanehu ue teala, dhe të besoj Allahun Zot dhe adhurues i cili me të vërtet është që meriton adhurimin.
Thot Allahu subhanehu ue teala: “Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat, e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm.” (Bekare.256)
Thotë i dërguari Alejhi selam: (Kush thotë Lailahe ilallah, dhe mohon gjithçka që adhurohet pos Allahut i bëhet Haram pasuria dhe gjaku) Transmeton Muslimi

__________________
All-llahu (subhanehu ve teala) thotë: "All-llahu ka emrat më të mirë, andaj Atë thirreni me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t’u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre." [el-A'raf, 180]

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk