Feja Islame

Gruaja e mire,e keqe dhe ajo shembullore

Gruaja e mire,e keqe dhe ajo shembullore

 

Edhe në lidhje me fëmijët tanë mund të them të njejtat gjëra. Ata i pregatitë për jetë që të jenë burra të mirë, ushtarë dhe udhëheqës në të ardhmen.

Nga cilësitë e gruas së mirë

"…Me ta janë hyritë me sy të mëdhenj dhe me shikim të përulur." (Es-Saffat, 48)

Ky varg kur'anor dhe dy të tjerat vijuese përshkruajnë hyritë e xhenetit. Nga kjo mund të njohim disa cilësi të gruas së mirë, nga të cilat janë:

1. Ta kufizojë shikimin e saj vetëm në burrin e saj, nga dashuria dhe pëlqimi që ka për të. Ajo pra nuk shikon të tjerët pos burrit të saj;

2. "…të ruajtura në hijë të tendës…", do të thotë ato nuk zbukurohen, nuk lyhen e as nuk zbulojnë trupin për dikë tjetër, përveç për burrat e tyre. Ato rrinë në shtëpitë e tyre dhe nuk dëshirojnë tjetërkë përveç burrave të tyre;

3. "Të pastra" nga nevoja fiziologjike, nga cytjet e djallit; shpirti i tyre është i pastër nga xhelozia e tepruar dhe mërzitja e burrave të tyre; ato nuk fajësojnë pa të drejtë burrat e tyre dhe nuk dëshirojnë askë pos tyre. (Shkëputur nga Reudatul-muhibbin, Ibnul-Kajjim El-Xhevzijjeh)

"Hyri të ruajtura nën hije të tendës." (Err-Rrahman, 72)

"Atje do të kenë bashkëshortë të pastra dhe atje do të qëndrojnë përgjithmonë." (El-Bekare, 25)

"Gratë e mira janë të bindura (ndaj All-llahut dhe ndaj burrave të tyre) dhe ruajnë në mungesë të bashkëshortëve të tyre çfarë All-llahu i ka urdhëruar ato të ruajnë (dëlirësinë, ndershmërinë e tyre, pasurinë e bashkëshortëve të tyre etj.)…" (En-Nisa 34)

"Sigurisht që nëse ai ju lëshon ju të gjithave, Zoti i tij do t'i jepte atij në vend tuaj bashkëshorte më të mira se ju: muslimane, besimtare, të bindura ndaj All-llahut, penduese tek All-llahu, adhuruese me gjithë zemër të All-llahut, agjëruese, të martuara në parë ose beqare." (Et-Tahrim, 5)

"Me të vërtetë që muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të bindurit dhe të bindurat ndaj All-llahut, të drejtit dhe të drejtat, durimtarët dhe durimtaret, të nënshtruarit dhe të nënshtruarat, lëmoshëdhënësit dhe lëmoshëdhënëset, agjëruesit dhe agjërueset, ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit, përkujtuesit dhe përkujtueset që e përkujtojnë shumë All-llahun, mu për këta All-llahu ka përgatitur falje dhe shpërbëlim të madh." (El-Ahzab, 35)

Në këtë varg është veçuar agjërimi nga format tjera të adhurimit, sepse ai e zbut dshe deri në një masë e qetëson epshin seksual. Komentatori eminent i kuptimeve të Kur'anit, Imam Ibën Kethiri thotë: "Meqenëse agjërimi është ndihmësi më i madh për të zbutur epshin – siç e pohon këtë Pejgamberi: "O ju të rinj! Kushdo nga ju që ka mundësi të martohet, le të martohet, meqë kjo ndihmon të ruhet shikimi (nga harami) dhe organi seksual (nga harami).

Por kushdo që nuk ka mundësi, le të agjërojë, sepse agjërimi është mbrojtje." – atëherë është e rendit të përmendet pas tij "ruajtësit e nderit dhe ruajtëset e nderit".

Hadithet

Ka thënë i Dërguari i All-llahut (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të): "A doni t'ju tregoj cilat janë gratë tuaja më të mira në xhenet?" Njerëzit thanë: "Po si jo, o i Dërguar i All-llahut." Ai tha: "اdo grua e dashur dhe që lind; kurdo që zemërohet burri i saj ajo vë dorën e saj mbi dorën e tij dhe thotë: – Nuk do të shtiej gjumë në sy derisa të mbetësh i kënaqur." (Et-Taberani, Sahih)

Një burrë i shkroi babait të gruas së tij për ta falënderuar për edukimin e bijës së tij. Në këtë letër ai i përmend disa virtyte të mira të saj, ku ndër të tjera thotë:

"…Ju falënderoj nga zemra që keni pranuar ta martoj bijën tuaj të shtrenjtë. Ajo kurrë nuk ankohet sado që t'i vie rëndë diçka.

Sinqerisht më shërben dhe më ndihmon. Gjatë gjithë këtyre viteve të gjata në gyrbet larg nga vendi dhe familja ime, asnjëherë nuk e kam ndier ithtësinë e gyrbetit, për shkak të ripërtëritjes së vazhduar që ajo më jep në jetë. Më ndihmon të kryej obligimet fetare… Ajo gjithnjë më nxit ta paguaj zekatin dhe të japë lëmoshë tjetër.

Ju përgëzoj për edukimin e mirë të saj.është e çuditshme se sado që ta lavdëroj, ajo nuk dalldiset nga vetëpëlqimi.

Edhe në lidhje me fëmijët tanë mund të them të njejtat gjëra. Ata i pregatitë për jetë që të jenë burra të mirë, ushtarë dhe udhëheqës në të ardhmen. Punon për këtë botë dhe për botën e ardhme pa e favorizuar asnjërën në dëm të tjetrës. Jam fort i kënaqur në martesë me të. Edhe ajo po ashtu. Shpresoj që edhe ju të jeni të kënaqur. Ajo kujdeset shumë për fëmijët tanë, për shëndetin, për ushqimin, për veshmbathjen dhe për gjumin e tyre. Atyre u dhuron dhurata me rastin e sukseseve në mësime. Fqinjët e donë shumë, ngase interesohet për ta dhe u dhuron dhurata për raste të ndryshme.

All-llahun e falënderoj që më mundësoi të martohem me të. Po ua përmend këtë ngjarje: Një ditë një njeri që kishte një punë me mua më erdhi në shtëpi për vizitë. Më dha ryshfet dhe më tha: – Ja, kjo është një dhuratë për ty. Në atë moment gruaja ime i tha: – Sikur të mos kishe punë me të, a do t'ia jepje këtë dhuratë? Njeriu u shtang habie nga fjalët e saj. Ai pastaj e luti ta vizitojë gruan e tij dhe ta këshillojë. Pas një viti po ky njeri më ftoi të punojë tek ai.

Ndërsa po i shkruaj këta rreshta lotët po më lagin sytë si shenjë për dashurinë e sinqertë që kam për ju dhe për nënën e saj dhe për gjithë ata që dhanë kontribut në edukimin e saj. Po ndalem me kaq, se po të doja t'ia jap hakun dhe t'i përmend të gjitha cilësitë e saja të mira do të shkruaja fletore të tëra dhe do të më duhej kohë e gjatë. Me këto fjalë desha t'ua jap një pasqyrë të shkurtër për këtë grua të mirë dhe bashkëshorte besimtare dhe të shpreh ndjenjat e sinqerta ndaj secilit që ka marrë pjesë në edukimin e saj, prandaj unë jam i kënaqur në martesë me të.

"Asgjë nuk është më e dobishme për besimtarin, pas drosë nga All-llahu, se gruaja e mirë: nëse e urdhëron, ajo i bindet; kur ta shikojë i fut gëzim në zemër dhe kur nuk është me të (në shtëpi) ajo ruan nderin e vet dhe pasurinë e tij." (El-Buhari)

"Gratë më të mira nga ato që shalojnë devet (aludim në arabët) janë kurejshitet. Ato janë të mira për fëmijët e tyre në vegjëli, të kujdesshme për burrat e tyre dhe ruajnë pasurinë dhe nderin e tyre." (El-Buhari)

Në shpjegimin e këtij hadithi Abdul-hamid ibën Badis, shkurtimisht, thotë: "Gratë më të mira arabe janë kurejshitet të cilat janë të ndjeshme dhe të buta me fëmijët, të cilat kujdesen për edukimin e tyre. Bile për të qenë të lira t'i edukojnë fëmijët ato nuk martohen (pas vdekjes së burrit). Ato ia ruajnë burrit gjënë më të shtrenjtë për të, pra pasurinë dhe fëmijët e tij."

Ky hadith i shenjtë na tregon funksionin e madh në jetë për të cilën është krijuar gruaja. Hadithi na udhëzon se ajo duhet të pregatitet për këtë detyrë me edukim dhe arsimim. Asaj duhet t'i mësohen virtytet vijuese dhe të edukohet me këto: ruajtja e nderit, organizimi dhe rregullimi i shtëpisë, kujdesi për fëmijët dhe edukimi i mirë i tyre.

Këtë thënie Pejgamberi (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të) e ka thënë kur e ka kërkuar Ummu Hanin për grua, kurse ajo ka refuzuar duke u arsyetuar se është e vjetër dhe ka shtëpi e fëmijë për t'u kujdesur për ta. Pastaj Pejgamberi e përkrahi vendimin e saj dhe tha: "Gratë më të mira arabe janë…" duke dashur ta lavdërojë për këto cilësi. Nga kjo mësohet se është më mirë për gruan e cila mund të përmbahet dhe e cila ka mundësi të rrisë dhe të edukojë fëmijët të mos martohet pas vdekjes së burrit.

është pyetur i Dërguari i All-llahut: "Cilat gra janë më të mirat?" Ai është përgjigjur: "Ajo e cila e gëzon burrin kur ta shikojë, i bindet atij kur ta urdhërojë, e cila nuk e privon atë nga trupi i saj dhe nuk e kundërshton atë në lidhje me pasurinë e tij."

"…I bindet atij kur ta urdhërojë…" me kusht që urdhërat dhe kërkesat e tij të mos jenë në kundërshtim me Islamin. Pejgamberi (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të) ka thënë: "Nuk respektohet krijesa në mëkatim ndaj Krijuesit."

Nga cilësitë e gruas së keqe

Hadithet

Përcillet nga Xhabiri i cili ka treguar: "Prezantova në faljen e namazit të Festës së Bajramit me Pejgamberin (paqa dhe bekimet e All-llahut qofshin mbi të). Ai kreu faljen para fjalimit dhe këshillimit pa ezan dhe pa ikamet, pastaj u ngrit duke u mbështetur në Bilalin. Urdhëroi për devotshmëri ndaj All-llahut, nxiti për bindje ndaj Tij, dhe i këshilloi njerëzit. Pastaj shkoi te gratë të cilat i këshilloi dhe u tha: - Jepni lëmoshë! Ngase shumica nga ju janë lëndë djegëse e xhehenemit. Menjëherë një grua në mesin e grave me faqe të skuqura u ngrit dhe tha: - Pse, o i Dërguari i All-llahut?! Ai u përgjigj: - Sepse ju ankoheni së tepërmi dhe mohoni epërsinë dhe bamirësitë e burrit! Më pas ato nisën të japin lëmoshë qaforet dhe stolitë e tyre duke i lënë në rrobën e Bilallit." (El-Buhari)

"Katër gjëra janë nga lumturia e burrit: gruaja e mirë, vendbanimi i gjerë, fqiu i mirë dhe mjeti i udhëtimit komod. Dhe katër të tjera janë nga pafatësia: fqiu i keq, gruaja e keqe, mjeti i udhëtimit i keq dhe vendbanimi i ngushtë." (Ibën Habbani, Sahih)

"All-llahu i Lartmadhëruar nuk shikon gruan e cila nuk është mirënjohëse ndaj burrit të saj edhe pse ajo ka nevojë për të." (En-Nesai, El-Bezzari, Xhejjid)

Umer Ibnul-Hattabi (Zoti qoftë i kënaqur me të) ka thënë: "Tri gjëra janë pafatsi në jetën e njeriut: fqiu i cili nëse sheh një të mirë e fsheh, e nëse e sheh një të keqe e përhap; gruaja e cila kur të hysh në shtëpi të përmend të këqiat, ndërsa kur të mungosh nga shtëpia nuk ke besë në të; dhe sulltani të cilit nëse i bën mirë nuk të lavdëron e nëse i bën keqe të mbytë."

"Dy kategorive të njerëzve nuk u ngritet namazi i tyre më lartë se kokat e tyre: robit i cili ik nga zotëriu i tij dhe gruas e cila nuk i bindet burrit të saj derisa të kthehet." (Et-Taberani, El-Hakim, Sahih)

Gruaja shembullore

Hadithet

Tregon Ebu Hurejra (Zoti qoftë i kënaqur me të): "Erdhi Xhibrili te Pejgamberi (paqa e All-llahut qoftë mbi të) dhe i tha: -O i Dërguari i All-llahut! Do të të vijë Hadixhja duke mbajtur një enë me pije ose me ushqim. Kur të vijë përcillja përshëndetjen me selam nga Zoti i saj i Gjithëfuqishëm dhe nga unë, dhe jepi myxhden për një shtëpi nga margaritarët në xhennet ku nuk do të ketë zhurmë e as lodhje."

Zonja Hadixhe (Zoti qoftë i kënaqur me të), gruaja e parë e Pejgamberit (paqa e All-llahut qoftë mbi të), ishte nga gratë më të mençura kurejshite dhe nga më të moralshmet. Ajo zgjodhi të martohej me Pejgamberin para se t'i shpallej nga Zoti, ngaqë tek ai pa besnikërinë dhe moralin e mirë. Ajo e parapëlqeu atë ndaj arabëve me namë të cilët ia kërkuan dorën asaj. Zonja Hadixhe i jepte kurajo Pejgamberit pasi që atij iu shpall feja nga Zoti dhe i jepte guxim e trimëri të qëndrojë dhe të vazhdojë të përhapë flamurin islam. Gjithë pasurinë e sa ia la në duar atij, ashtu siç duhet të bëjë gruaja e mirë me burrin e mirë.

Historia na rrëfen se Sherih El-Kadi një ditë e takoi Esh-Shabiun. Esh-Shabiu e pyeti atë për gjendjen në shtëpinë e tij. Sherihu iu përgjigj: "Plot njëzet vjet te gruan time nuk kam parë diçka që më zemëron." Ai e pyeti: "Po si kështu?" Sherihu iu përgjigj: "اysh në natën e parë kur hyra në dhomë me të, pashë tek ajo mirësi magjepse dhe bukuri të radhë. Mendova me vete: Do të pastrohem dhe do të fal dy rekate si falënderim për All-llahun. Pasi që përfundova namazin pashë gruan time tek po e përfundonte namazin që e kishte falur me mua. Pasi që shokën shkuan nga shtëpia i afrova dhe shtriva duart nga ajo, e ajo tha: -Ngadalë, o Ebu Umejje! Pastaj vazhdoi: - Lavdëruar qoftë All-llahu! E lavdëroj dhe nga Ai ndihmë kërkoj. Përshëndes Muhammedin, shokët dhe familjen e tij! Unë jam grua e huaj dhe nuk di për moralin/karakterion tënd. Më thuaj, pra çfarë don dhe ta bëj atë dhe çfarë nuk të pëlqen e t'i iki asaj… Dhe më fund kërkoi falje nga All-llahu. Pastaj vazhdova unë: - Lavdëroj All-llahun dhe nga Ai ndihmë kërkoj. Përshëndes Pejgamberin dhe familjen e tij. Vërtet, ti ke folur fjalë që në qoftë se janë të vërteta do të jenë në të mirën tënde, e nëse shtiresh do të jenë argument kundër teje. Më pëlqen kjo dhe kjo dhe urrej këtë dhe këtë. Çfarëdo të mirë që e sheh përhape, dhe çfarëdo të keqe që e sheh fshihe! Pastaj tha: - Cilët fqinj dëshiron të hyjnë në shtëpinë tënde që t'u jap leje, e cilët i urren t'i urrejë edhe unë. Me të e kalova natën më të mirë dhe jetova kohën në të cilën nuk pashë tjetër veç asaj që më pëlqen.


Nga libri me titull "Tuhfetularus"

Muhammed El-Istanbuli

Përktheu: Gëzim Selaci
 

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk