Feja Islame

Namazi

 

Ejani në shpëtim!


 

"Falenderojm All-llahun Fuqiplotë për të gjitha të mirat që na ka dhënë. E falenderojmë që na ka bërë pasues së fesë së vetme të pranuar tek Ai dhe të pejgamberit të tij të fundit Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Prej dhuntive më të mëdhaja të All-llahut, subhanehu ve teala, është se ai na ka obliguar me namaz, me anë të së cilit na i fal mëkatet, na largon nga veprat e liga, na i shton shpërblimet dhe na ngritë gradat në xhennet.

Ebu Bekr Ibën Abdullah el Muzani ka thënë: "Kush është si ti, o bir i Ademit? Kurdo që dëshiron, e përdor ujin për të marë abdes, shkon te vendi për adhurim, fillon namazin pa përkthyes në mes teje dhe Zotit tënd!" (El Bidaje ven-Nihaje 9/256).


Vlera jashtëzakonisht e madhe e namazit


Padyshim se namazi ka vlerë shumë të madhe, ai është shenjë e besimtarëve, rrugë e pejgamberëve dhe besimtarët në ditën e gjykimit do të dallohen nga ajo se pjesët ku kanë marrë abdes do t’u ndriçojnë. All-llahu, subhanehu ve teala, në shumë ajete na urdhëron në mënyrë të prerë që ta falim namazin.

Ai, subhanehu ve teala, thotë:

"Faleni namazin dhe jepni zeqatin, dhe faluni me ata që falen." [Bekare: 43].

"Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)." [Bekare: 45].

"Kryeni faljen (namazin) dhe jepeni zeqatin, e çfarëdo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni tek All-llahu. S'ka dyshim se All-llahu përcjell çdo veprim tuajin." [Bekare: 110].

"Vazhdoni rregullisht namazet, e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues." [Bekare: 238]

"Robërve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Ta falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në te nuk ka as kompensim as miqësi". [Ibrahim: 31].

"Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet." [Nur: 37]

"Ti lexo atë që po të shpallet nga libri (Kur'ani), fal namazin, vërtet namazi largon nga të shëmtuarat dhe të irituarat, e përmendja e All-llahut është më e madhja (e adhurimeve); All-llahu e di ç'punoni ju." [Ankebut: 45].


Nuk ka arsyetim për lënien e namazit përveçse nëse çmendesh ose nëse të ka zënë gjumi (themi nëse të ka zënë gjumi, e jo nëse ke ra me flet) dhe të ka kaluar një namaz, në këtë rast posa të ngritesh prej gjumi duhet ta falish namazin që të ka kaluar.

Sipas Ligjit Islamik (sheriatit) të sëmurit duhet thënë: "Pastrohu si dhe sa të mundesh. Ulu qysh të mundesh, por mos e lësho namazin. Pastrohu me ujë, e nëse nuk ke ujë merr tejemmum, me dhè të pastër. Falu në këmbë, nëse kështu nuk mundesh, falu ulur, nëse nuk mundesh as kështu, falu i mbështetur në anën e djathtë apo i shtrirë në shpinë, e nëse as kështu nuk mundesh, atëherë lëvize kokën ose vetëm sytë, në kuptim të fjalëve të All-llahut: "Andaj, sa te keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut!" [Tegabun 16].

Poashtu edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në shumë hadithe të tija na ka treguar vlerën e madhe që e ka namazi dhe dobitë e shumta që i fiton ai që e fal namazin.

Nga Ibën Umeri, radijAll-llahu anhuma, transmetohet se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Islami është ngritur mbi pesë (shtylla): dëshminë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i All-llahut, kryerjen e namazit, dhënien e zekatit, vizitën Ka'bes dhe agjërimin e Ramazanit". (Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Mes'ud, radijAll-llahu anhu, se ka thënë: "E kam pyetur Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?" Tha: "Namazi në kohën e vet". I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirësia ndaj prindërve". I thashë: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut". (Buhariu dhe Muslimi)

Ebu Hurejre, radijAll-llahu anhu, thotë se e ka dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Çka mendoni, sikur të ishte një lumë para derës së njërit prej jush, në të cilin do të lahej për çdo ditë nga pesë herë, a do të mbetej në të ndytësi?" Të pranishmit thanë: "Nuk do të mbetej kurrfarë ndytësie". Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë tha: "Ky është shembulli i pesë kohëve të namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mëkatet". (Buhariu)

Poashtu Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na ka mësuar që ti urdhërojmë fëmijët tanë që ta falin namazin.

Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet, radijAll-llahu anhu, se i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Urdhëroni fëmijët tuaj për (të falë) namaz kur t'i kenë shtatë vjet, kurse detyroni me forcë kur t'i bëjnë dhjetë vjet…". (Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi).

Andaj çdo prind duhet së pari ta fal namazin vet rregullisht, e pastaj ti mëson edhe fëmijët e vet që ta falin namazin dhe ta ndëgjojnë Krijuesin e tyre, sepse All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: "O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët…" [Tahrim: 6].

Muadh Ibën Xhebeli e këshilloi djalin e tij: "Djali im! Fale namazin sikur të jetë i fundit dhe paramendo se nuk do të mund të falesh edhe njëherë. Dije se besimtari vdes në mes dy veprave të mira, njërën të cilën e ka bërë dhe atë që ka pasur për qëllim ta bënë më vonë." (Sifetus-Safveh 1/496).

Kërcënimi ndaj atij që e lenë namazin

Vëlla i dashur musliman, pasi që e kuptove vlerën dhe rëndësinë e madhe që ka namazi për ne si musliman, atëherë dije se All-llahu, subhanehu ve teala, poashtu është kërcënuar me dënim të ashpër për atë që e lenë namazin.

Ibën Umeri, radijAll-llahu anhuma, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Mua më është urdhëruar që t'i luftoj njerëzit, derisa të dëshmojnë se nuk ka hyjni tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i Dërguari i Tij, dhe derisa të falin namazin dhe të japin zekatin. E kur e bëjnë këtë, atëherë e kanë të mbrojtur prej meje gjakun dhe pasurinë e tyre, pos nëse i kanë hyrë në hak Islamit, e llogaria e tyre është te All-llahu". (Buhariu, Muslimi)

All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se synimi i shejtanit është që ta largon njeriun nga namazi. Ai thotë: "Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi…" [Maide: 91].

All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se hipokritët (munafikët) e falin namazin me pritesë, veni re: "e falin namazin", pra, cilësi e munafikëve është se e falin namazin me përtaci, e a thua çka mund të themi për atë që e lenë namazin tërësisht, e as nuk i kujtohet të falet?

All-llahu [subhanehu ve teala] na tregon se në ditën e gjykimit banorët e xhennetit do ti pyesin banorët e xhehnemit se pse kanë hyrë në xhehnem, e ata do të përgjigjën: "Ne nuk e falnim namazin..".

Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Kush rregullisht e kryen namazin do t’i jetë dritë, shpëtim dhe dëshmi në ditën e Gjykimit, e kush nuk e kryen rregullisht atë, nuk do të ketë dritë, shpëtim e as dëshmi dhe në ditën e Gjykimit do të jetë me shoqërinë e Karunit, faraonit, Hamanit dhe Ubejj b. Halefit." [Imam Ahmedi].

Ibën Kajjimi, rahimehull-llah, duke e komentuar këtë hadith thotë: "Atë që nga falja e largon dëshira për pushtet, do të jetë i ringjallur pranë Faraonit; ai që e ka lënë namazin nga dëshira për pasuri do të ringjallet pranë Karunit; atë që kryelartësia dhe pozita e kanë penguar nga falja do të ringjallet në shoqëri të Hamanit, ndërsa nëse është në pyetje tregtia, atëherë do të ringjallet pranë Ubej b. Halefit."

Poashtu All-llahu, subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na tërhjekin vërejtjen se lënia e namazit është vepër e kufrit.

All-llahu, subhanehu ve teala, thotë: "(përqëndrohuni në atë fé) Të kthyer sinqerish tek Ai, kini frikë prej Atij dhe faleni namazin e mos u bëni nga idhujtarët." [Rum: 31].

Xhabiri, radijAll-llahu anhu, thotë: "E kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: "Në mes njeriut, shirkut dhe kufrit është lënia e namazit". (Muslimi)

Burejde, radijAll-llahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Zotimi i cili na ndan neve dhe ata është namazi, andaj ai që e lë atë ka bërë kufr". (Tirmidhiu thotë: hadith hasen).

Shekik Ibn Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinëve dhe ishte i njohur për devotshmëri, thotë: "Shokët e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk e konsideronin lënien e asnjë pune për kufr, përveç lënies së namazit." [sahih, transmeton Tirmidhiu].

Njëri nga selefët ka thënë: "O bir i Ademit! Ti ke nevojë për pjesën tënde në këtë botë, mirpo ti ke nevojë edhe më shumë për pjesën tënde në ahiret. Nëse kujdesesh për pjesën tënde në këtë jetë, atëherë ti do ta humbësh pjesën tënde në botën tjetër dhe së shpejti do ta humbësh pjesën tënde në këtë jetë gjithashtu. Nëse kujdesesh për pjesën tënde në ahiret, ti gjithashtu do ta fitosh pjesën tënde në këtë jetë me lehtësi." (Fedailudh-Dhikr f.19).

Vëllezer dhe motra te nderuar"a ! A nuk janë të mjaftueshme këto fakte që i paraqitëm që të vendosësh një herë e përgjithmonë se nuk do të lësh asnjë namaz pa falur, a nuk është kjo e mjaftueshme që të pendohesh te All-llahu për gabimet që i ke bërë dhe të kthehesh me të gjitha forcat kah Ai? Nxito dhe pendohu para se të jetë vonë, kthehu te Zoti yt me pendim të sinqertë...
 
 KOHËRAT E FALJES
 
1. Sabahu (Fexhr) falet në agim, prej kur fillon dallimi mes errësirës së natës dhe dritës së zbehtë të mëngjesit, dhe vazhdon deri para lindjes së diellit.
2. Dreka (Dhuhr) falet pasi që dielli lëviz prej zenitit, deri në atë pozitë kur hija e objektit fiton gjatësinë e objektit.
3. Ikindia (’Asr) falet pas mbarimit të drekës dhe vazhdon deri para perëndimit të diellit.
4. Akshami (Magrib) fillon pas perëndimit të diellit deri në errësimin e horizontit.
5. Jacia (’Isha) falet pasi që horizonti errësohet plotësisht, deri para agimit.
 
 
TABELA E REKATEVE
 
Namazi përbëhet nga pjesët e quajtura rekate.
Në vazhdim po tregojmë nga sa rekate kanë namazet:

 

tabela e rekateve

     
    Çfare suresh duhet te lexojme gjate faljes?


Te nderuar lexues!
Gjate faljes besimtari duhet te lexoje, disa Dua (lutje), disa sure nga Kurani, dhe Suren hapese te Kuranit, Al-Fatiha.
Suret te cilat besimtaret i lexojne jane ne Kuranin e Shenjte.
Per arsye se disa prej nesh nuk dine te lexojne ne gjuhen arabe, ne kemi sjelle kete seksion, me sure, te shkruajtura ne gjuhen latine. Ato konsistojne ne disa nga suret e fundit te Kuranit, te cilat jane te lehta dhe te shkurtra. Shpresojme qe ne shkrimin e tyre, te sjellim nje shqiptim sa me te mire te tingujve origjinal Kuranor.







Lutja e fillimit.
Pasi besimtari vendos te falet dhe ben tekbirin (Allahu Ek'ber), ai fillon faljen duke lexuar kete Dua:

Subhaneke Allahume ue bihamdike ue tebarakesmuke ue tealah xheduke ue la ilaha gajruk. Me pas besimtari vazhdon duke thene:

Eaudhu bilahi mine Shejtani Rraxhim
(Perkthim: Mbrohem me Allahun nga Shejtani i mallkuar.)
Me pas lutesi fillon te lexoje Suren al Fatiha:


Al Fatiha
Bismilahi Rrahmani Rrahimi.
Elhi Rabil al Emin.
Er-Rrahmani Rrahim.
Maliki Jeumidin.
I ja kena budu, ua i ja kena stain.
Ihdina sirata al-mustakim
Sirata ledhina en amta aleihim, ghairril maghdubi aleihim ua la da-a-alin.
Amin
Pas Al-Fatiha-se, lutesi lexon ndonje sure tjeter nga Kurani i shenjte. Per kete qellim me poshte do te gjeni disa sure, te cilat mund te lexohen pas Al-Fatiha-se.


Suretu Al-Fil
Elemte rakejfe feale Rabuke bi as-habil fil.
Elem je xhe-al kejdehum fitadlil.
Ue ersele aleihim, tajren eba bil.
Termi-i-him bi hixharetin min sixh-xhil.
Fexhe-ala hum ke asfin me'kul.


Suretu Kurejsh
Li ilafi kurejshi
Ilafi him rihlete shita-ai we saif.
Felja budu, Rabe hadhel bejt.
Eledhi at amahum min xhuin.
Ue amanahum min hauf.


Suretu Al-Maun
Ere-ejte ledhi, ju kadhi bubi din.
Fedhalike ledhi jedu-ul jetim.
U la jehudu ala ta'amil miskin.
Fe ue-jlun lil musalin.
Eledhine hum an salati him sahun.
Eledhine hum juraun, ue jemne unel maun.



Suretu Al-Kauthar
Ina-ea-taina kel-keuther.
Fesali li rabike uen har.
Ine shanieke huvel ebter.


Suretu Al-Kafirun
Kul-ja e juhel kafirun.
La ea-budu ma tea-budun.
Ue la entum abidune ma eabud
ue la ene abidu ma ebed-tum.
Ue la entum abidune ma eabud.
Lekum dinu kum ue lije din.


Suretu An-Nasr
Idha xha-e, ue nasru-llahi uel fet-h.
Ue re-ejte n-nase jed-khulune fi dini lahi ef-uaxha.
Fe sebih bi-hamdi Rabike, ue estag-firu.
Ine-Hu kane teuaba.


Suretu Al Mesed
Tebet je daa ebi lehebin ue teb.
Ma agna anhu, maluhu ue ma kaseb.
Se jasla naren dhate leheb.
Uemre etuhu hamaleten khatab.
Fi xhidiha hablun min mesed.


Suretu Al-Ikhlas
Kul hu Allahu Ehad.
Allahu Samed.
Lem jelid ue lem juu led.
Ue lem je kul-lehu kufu-uen Ehad.


Suretu Al-Felek
Kul eudhu birabil felak.
Min sherri ma halak.
Ua min sherri ga-asikin idha u akab.
Ua min sherri ne fa thati fil ukad.
Ua min sherri ha-asedin idha-a hasad.


Suretu En-Nas
Kul eudhu bir abi nasi
Meliki nasi
ilahi nasi
min sherri uesuasil hanasi
eledhi ju-ues-uisu fisuduri nasi
min el-xhineti eu nasi

 

 

"Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim derisa të mos e jepni më të dhembshmen e pasurisë suaj. Çkado që jepni, All-llahu atë e di." (Kur’ani, 3:92)

{10.58. Thuaj:
"Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se
është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata". }

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk