Feja Islame

Vlera e Nënës

 

Ashtu është, sespe nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë
familjare që përbën qelizën e parë të shoqërisë, ngritësja e një folejeku reflektohen gëzimet
dhe lumturia e fëmijëve që cicërojnë si zogjtë…


Në këtë aspect, islami I jep nënës njëvend dhe vlerë të till që përpjekja për ti dhënë asaj vend tjetër dhe vlera të tjera përtej kësaj, është ta vulgarizosh atë, është njësoj sikur t`i heqësh nga koka kurorën me margaritarë për t`i vënë një kësul të “stolisur” me copëra qelqi! All-llahu (xh.sh) që I ka krijuar mashkullin dhe femrën, I ka paisurata sipas vendit dhe vlerës së tyre dhe u ka dhënë ato që duhen dhënë sipas kapaciteteve përkatëse.
Femra është e dobët dhe delicate.Ajo preket më shpejt nga ndodhitë.Ja, pra, ta marrësh njeriun me një natyrë të tyllë e ta largosh nga punët e përshtatshme me nmatyrën e tij me qëllim për ta shtërnguar në punë që nuk përputhen me hijeshinë, dobësinë,delikatesën dhe respektin për të cilin është I denjtë, është drejtpërsëdrejti padrejtësij dhe dhunë ndaj tij!

Në të vërtetë, kjo qenie delicate që I themi femër, është e paisur me gjëra të tilla që, në këtë aspect qëndron tejet para mashkullit.Femra është një heroin dhembshurie;ajo ashtu dridhet mbi kokë të bijëve të saj, saqë në këtë gjë mashkulli as që mund të krahasohet me të! Ndërkaq, kjo nuk është e posacme vetëm për botën njerëzore.Megjithëse e gjith pasuria e pulës është jeta e saj, ajo është gati ta flijojë jetën për ta shpëtuar të voglin e saj nga dhëmbët e qenit. Ja, pra, kjo ndjenjë e thellë dhembshurie ndaj fëmijëve e dhënë nga All-llahu të gjithë frymërorve, është për nënën një capital aq I amdh, saqë cfar do vlere që t`i jepet asaj, do të mbetet e zbehtë para vlerës që I ka dhënë Allahu!

Në këtë pjesë ku kaluam duke e pare cdo gjë në mënyrë të përgjithshme, u përpoqëm të japim një mendim se si dueht ngritur foleja familjare.U ndalëm mbi cështjet e besimit aspektin praktik të islamit,aspektin fetarë të bashkshortëve, ndarjen epunëve mes tyre, mbi ndihmën reciproke, rritjen dhe përgatitjen e mire të fëmijëve. Theksuam, ndërkaq, disa cështje të ndjeshme sic është të qenit një bashkësi(ummet) me të cilin të krenohet I Dërguari I Madh (s.a.v.s)

Search site

Contact

Feja Islame Selam alejkum të nderuar/a vëllezer dhe motra për ç'do këshillë apo kritik mund të na shkruani në adresën tonë.

Forumi:
www.thirrjaislame.tk